LAJMI I FUNDIT:

BBC bën ‘meme’ një pjesë të performancës së Ronela Hajatit në Eurovision

BBC bën ‘meme’ një pjesë të performancës së Ronela Hajatit në Eurovision
Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë bujë të madhe me performancën e saj në “Eurovision 2022”.

Ajo mbrëmë (e martë) bëri hapjen e kompeticionit muzikor, gjersa mori vëmendje me çdo detaj përfshirë këtu edhe vallëzimin.


Gjiganti britanik, BBC, më saktësisht ‘BBC Three’ e ka kthyer në ‘meme’ momentin kur artistja gjatë këndimit rrotullonte kokën dhe dukej sikur po thante flokët.

“Kur taksi arrin në orën 5, dhe ju keni nevojë t’i thani flokët tuaj. Shqipëria. Eurovision”, ka qenë përshkrimi në një pjesë të ndarë në Twitter nga BBC Three.

Reagimet kanë vijuar më pas në hapësirën për komente, ku shihej se kishte më shumë komente negative.

Çun Lajçi për paraqitjen e Ronela Hajatit në Eurovision: E kisha thënë, gjithçka mund të jetë veç këngë shqiptare s'mund të jetë
Lexo po ashtu Çun Lajçi për paraqitjen e Ronela Hajatit në Eurovision: E kisha thënë, gjithçka mund të jetë veç këngë shqiptare s'mund të jetë

Ronela përndryshe me “Sekret” nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe, që mbahet të shtunën (14 maj).

Nata e dytë e këtij spektakli madhështor do të mbahet të enjten (12 maj).

Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022
Lexo po ashtu Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022

Nga 17 vende që performuan mbrëmë, vetëm dhjetë prej tyre shkuan në finale si: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia, Holanda. /Telegrafi/