Nga përleshja në Komoran, lëndohen tre persona - dy të dyshuarit në arrati


Tre persona kanë marrë lëndime trupore pasi janë therur me thikë nga dy të tjerë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:02, në Komoran të Drenasit.
Tutje thuhet se dy dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
“Komoran, Gllogoc 06.07.2026-19:02. Raportohet se tri viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi janë therur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Ndërkaq, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































