LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu, fituesi i mposhtur

Bartomeu, fituesi i mposhtur
Bartomeu, president i Barcelonës

Vendimi i Lionel Messit për të qëndruar në Barcelona për sezonin 2020/21 mund të shënohet si një fitore për presidentin Josep Maria Bartomeu.

Presidenti qëndroi i vendosur në pozicionin e tij dhe i bëri të qartë argjentinasit se ai nuk do të largohej për asgjë nën klauzolën e tij të lirimit prej 700 milionë euro, e cila ishte thelbësore në nxitjen e Messit për të ndryshuar qëndrimin e tij.


Por, çdo festim që Bartomeu do të kishte planifikuar u ndërpre nga intervista e Messit me mediumin e njohur Goal.com.

Pasojat e qëndrimit të Messit te Barcelona
Lexo po ashtu Pasojat e qëndrimit të Messit te Barcelona

I lënduar nga mënyra se si është trajtuar, numri 10 nuk mbajti asgjë fshehur dhe ishte i qartë në kritikat e tij ndaj presidentit.

Messi ka qenë kritik ndaj figurave të klubit në të kaluarën, por kurrë aq i drejtpërdrejt ndaj presidentit sa të premten.

Kapiteni i Barcelonës foli për projektin inekzistent që Bartomeu kishte në klub, dhe madje e akuzoi atë si një gënjeshtar për mënyrën se si ai kishte premtuar se Messi mund të largohej sa herë që të dëshironte, për t’i mohuar atij largimin kur ajo kohë arriti.

Goditjet që Messi ia dha Bartomeut: Nuk e mban asnjë fjalë
Lexo po ashtu Goditjet që Messi ia dha Bartomeut: Nuk e mban asnjë fjalë

Messi e ka bërë të qartë se ka një konflikt të madh në klub midis kapitenit dhe presidentit.

Së shpejti, Bartomeu do të shkojë te lojtarët për të kërkuar që ata të ulin pagat e tyre, të cilat nuk do të pranohen mirë nga zhveshtorja.

Një stuhi ka kaluar në Camp Nou, por ka shumë rrezik përpara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Premier League
Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Ligue 1
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori