LAJMI I FUNDIT:

Goditjet që Messi ia dha Bartomeut: Nuk e mban asnjë fjalë

Goditjet që Messi ia dha Bartomeut: Nuk e mban asnjë fjalë

Lionel Messi zbuloi se ai do të qëndrojë te Barcelona, por në intervistën e dhënë ai kishte kritika të ashpra për rolin e presidentit Josep Maria Bartomeu.

Bartomeu këmbënguli që Messi nuk do të ishte në gjendje të largohej pasi që klauzola e 10 qershorit në kontratën e tij kishte kaluar, por lojtari pretendon se kishte një marrëveshje verbale me presidentin, ku mund të merrte vendim kur të mbaronte sezoni 2019/20.


“Unë i thashë klubit, përfshirë presidentin, se doja të shkoja”.

“Unë i kam thënë atij gjatë gjithë vitit, kam besuar se ishte koha të largohem”.

“Unë besoja se klubi kishte nevojë për më shumë lojtarë të rinj dhe mendova se koha ime në Barcelonë kishte mbaruar”.

“Më vinte shumë keq sepse gjithmonë thoja që doja të mbaroja karrierën time këtu”.

“Unë i thashë presidentit dhe, mirë, presidenti gjithmonë tha se në fund të sezonit mund të vendosja nëse doja të shkoja ose nëse doja të qëndroja dhe, në fund të fundit, ai nuk e mbajti fjalën e tij”.

Messi vazhdoi të kritikojë më tej Bartomeu edhe për shumë gjëra të tjera.

“Gjatë gjithë vitit unë i isha thënë presidentit që doja të largohesha, se kishte ardhur koha për të kërkuar sfida të reja dhe drejtime të reja në karrierën time”.

“Ai më tha gjithë kohën ‘Ne do të flasim, jo ​​tani, kjo dhe ajo’, por asgjë”.

“Presidenti nuk më dha një ide të qartë se çfarë po mendonte me të vërtetë”.

“Ajo që ata thonë është se unë nuk e thashë para 10 qershorit, ndodhi se ne ishim në mes të të gjitha garave dhe nuk ishte momenti”.

“Por përveç kësaj, presidenti gjithmonë më thoshte ‘Kur të mbarojë sezoni, ju do të vendosni nëse do të qëndroni ose do të largoheni’.

“Ai kurrë nuk caktoi një datë dhe, dërgimi i faksit ishte thjesht për ta zyrtarizuar që unë nuk do të vazhdoja, por jo për të filluar një luftë sepse nuk doja të luftoja kundër klubit”, ka thënë Messi në intervistën e dhënë për Goal.com./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Ligue 1
As Barcelona nuk i shpëton syrit të klubeve arabe – Al Ittihadi përgatit ofertën për yllin e blaugranasve

As Barcelona nuk i shpëton syrit të klubeve arabe – Al Ittihadi përgatit ofertën për yllin e blaugranasve

La Liga
Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Premier League
Fjalët e David Moyesit i ‘shuajnë’ shpresat tifozëve të Arsenalit për të fituar Ligën Premier

Fjalët e David Moyesit i ‘shuajnë’ shpresat tifozëve të Arsenalit për të fituar Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori