LAJMI I FUNDIT:

Barcelona në kërkim të Dani Alvesit të ri

Barcelona në kërkim të Dani Alvesit të ri
Foto: Marca.com

Barcelona është futur në garë me të gjitha forcat për një mbrojtës të djathtë të ri përpara nisjes së sezonit 2019/20.

Pas humbjes ndaj Chelsea në Tokio, Ernesto Valverde nënkuptonte se do të ketë disa kthesa para se të fillojë sezoni në La Liga.


“Unë po vlerësoj nëse Sergi Roberto mund të luajë në mesfushë”, ka thënë Valverde pas ndeshjes, duke shpjeguar se pozicioni i djathtë mund të ndahet nga Nelson Semedo dhe Moussa Wague.

Njëmbëdhjetë misteret e transferimeve: Bale, Dani Alves, Isco, Gabriel Jesus, Dybala dhe shumë të tjerë  
Lexo po ashtu Njëmbëdhjetë misteret e transferimeve: Bale, Dani Alves, Isco, Gabriel Jesus, Dybala dhe shumë të tjerë  

Që kur Dani Alves u largua nga klubi, Barcelona nuk ka gjetur një zëvendësim adekuat dhe Sergi Roberto ka qenë lojtari që ka luajtur më shumë se kushdo tjetër në atë pozitë.

Ideja ishte fillimisht e spanjollit Luis Enrique, por lojtari nuk ishte edhe aq i kënaqur me pozitën dhe dëshira e tij ishte që të kthehej në pozitën e tij origjinale në mesfushë.

Alves ka rezultuar i pazëvendësueshëm deri më tani te Barcelona

Ardhja e Semedos në 2017 ishte basti i madh që klubi shpresonte ta fitonte dhe të mbushte zbrazëtinë e Alvesit, por portugezi nuk ka treguar ende potencialin e tij, megjithëse ka bërë përmirësime në 82 ndeshje që ka luajtur në dy vitet që nga nënshkrimi.

Në anën tjetër, Wague ka punuar me ekipin B, por ky mund të jetë viti që ai të rritet dhe të zhvillojë shumë ndeshje me ekipin A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori