LAJMI I FUNDIT:

Barcelona në gjurmët e tetë klubeve që nuk humbën asnjë ndeshje në një kampionat në pesë ligat e mëdha – Nga Arsenali në Itali te Perugia, Milani e Juve

Barcelona në gjurmët e tetë klubeve që nuk humbën asnjë ndeshje në një kampionat në pesë ligat e mëdha – Nga Arsenali në Itali te Perugia, Milani e Juve
Barcelona's Lionel Messi, right, is congratulated by teammates after scoring a goal during a Spanish La Liga soccer match between Deportivo and Barcelona at the Riazor stadium in A Coruna, Spain, Sunday, April 29, 2018. (AP Photo/Lalo R. Villar)

Barcelonës i kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje për ta mbyllur një kampionat të jashtëzakonshëm.

Me het-trikun e Lionel Messit kundër Deportivos, Barcelona është shpallur kampion i La Ligas, me 86 pikë.


Djelmoshat e Ernesto Valverdes janë duke zhvilluar një sezon të hatashëm, pasi që nuk kanë pësuar ende humbje.

Barcelona (Getty Images)

Pak ekipe i kanë shkuar një sezoni në fund të pamposhtur në pesë kampionatet më të mira të Evropës.

Janë vetëm shtatë ekipe që kanë arritur deri këtu në kampionate si të Anglisë, Italisë, Spanjës, Gjermanisë dhe Francës.

Preston 1888-89

Klubi i parë që e mbylli pa humbje ishte Preston dhe atë në shekullin e XIX.

Në atë botë ishin 12 klube dhe u zhvilluan 22 ndeshje kampionate, duke marr 18 fitore dhe katër barazime.

Formacioni: Robert Mills-Roberts; Bob Hoëarth, Bob Holmes; George Drummond, David Russell, Johnny Graham, Jack Gordon, Sam Thomson; Jimmy Ross, John Goodall, Fred Dewhurst.

Athletic Bilbao 1929-30

Bilbao është klubi i parë në La Liga që e ka mbyllur një kampionat pa humbje.

Ishin 10 klube dhe u zhvilluan 18 ndeshje, me 12 fitore dhe gjashtë barazime.

Formacioni: Gregorio Blasco;Jose Muguerza, Alfonso Gonzalez de Careaga Uriguen, Jose Maria Castellanos Ledo; Juan Garizurieta, Roberto Echevarria Arruti; Guillermo Gorostiza,Victorio Unamuno, Ignacio Aguirrezabala,Ramon de la Fuente Leal, Jose Iraragorri.

Real Madrid 1931-32

Real Madridi ishte menjëherë pas Bilbas, pas dy sezonesh në kampionatin 1931-32.

Madrid  e mbylli kampionatin 10 fitore dhe tetë barazime.

Formacioni: Ricardo Zamora; Jacinto Quincoces, Ciriaco Errasti; Antonio Leon Amador, Luis Regueiro, Juan Hilario Marrero, Francisco Prats Guerendeain, Manuel Diaz Ateca; Jaime Lazcano, Manuel Olivares, Luis Olaso.

Perugia 1978-79

Klubi i parë italian që e mbylli kampionatin pa humbje në Serie A ishte Perugia në sezonin 1978-79.

Skuadra njihej me emrin ‘Mrekullia e Perugias’, dhe këtë e arriti vetëm pas katër sezoneve si pjesë e Serie A.

Perugia nuk e fitoi titullin atë sezon, pasi barazoi 19 herë nga 30 ndeshje.

Milani e fitoi titullin me 44 pikë, dy më shumë se Perugia.

Formacioni : In Malizia, Pierluigi Frosio, Mauro Della Martira, Paolo Dall’Oro, Antonio Ceccarini, Paolo Dal Fiume, Franco Vannini, Salvatore Bagni, Cesare Butti, Gianfranco Casarsa, Walter Speggiorin.  

AC Milan 1991-92

Milani e fitoi kampionatin e sezonit 1991-92 nën perlat e Marco van Basten.

Trajneri ishte Fabio Capello,i cili e pasonte Arrigo Sacchin.  Capello kishte lojtarë në skuadër si Van Basten, Franco Baresi, Paolo Maldini, Ruud Gullit, Frank Rijkaard.

Me 22 fitore dhe 12 barazime, Milani u shpall kampion, ndërsa Van Basten doli top-shënues me 25 gola.

Formacioni: Sebastiano Rossi; Franco Baresi, Paolo Maldini, Mauro Tassotti, Alessandro Costacurta; Frank Rijkaard, Roberto Donadoni, Ruud Gullit, Alberigo Evani; Marco van Basten, Daniele Massaro.

Arsenali 2003-04

Kjo ndodhi nën drejtimin e Arsene Ëenger.

Kapiten ishte Patrick Vieira, ndërsa në skuadër ishin Thierry Henry e Robert Pires.

Arsenali u bë klubi i parë që e mbylli sezonin pa humbje kur në një kampionat zhvilloheshin 38 ndeshje.

Formacioni: Jens Lehmann, Ashley Cole, Sol Campbell, Kolo Toure, Lauren; Robert Pires, Gilberto SIlva, Patrick Vieira, Freddie Ljungberg, Denis Bergkamp, Thierry Henry.

Juventus 2011-12

Rikthimi i Juventusit të madh. Me emra si Gianluigi Buffon, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli në mbrojtje, Juventusi bëri kampionat të jashtëzakonshëm në sezonin 2011-12.

Andrea Pirlo, Arturo Vidal e  Claudio Marchisio luanin në mesfushë nën drejtimin e Antonio Contes.

Formacioni: Gianluigi Buffon; Andrea Barzagli, Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci; Stephan Lichsteiner, Arturo Vidal, Andrea Pirlo, Claudio Marchisio, Simone Pepe, Alessandro Matri, Mirko Vucinic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori