LAJMI I FUNDIT:

Barcelona merr fitoren e tetë radhazi në La Liga, triumfon në udhëtim te Girona

Barcelona merr fitoren e tetë radhazi në La Liga, triumfon në udhëtim te Girona
Barcelona - Girona (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka arritur të fitojë në udhëtim te rivali lokal, Girona, me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në La Liga.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar me të dyja skuadrat që krijonin raste, por vetëm mysafirët e Barcelonës arritën të gjenin golin.


Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes dhe ishte mbrojtësi Nelson Semedo, i cili shënoi për 0-1, ndërsa rast të mirë humbi Philippe Coutinho (15′).

Festa e Semedos pas golit të shënuar (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, katalunasit ishin dukshëm më të mirë dhe fitoren e tyre e bëri edhe më të lehtë mbetja me dhjetë futbollistë e vendasve.

Ishte mbrojtësi Bernardo Espinosa  (51′), i cili u ndëshkua me të kuq pas dy kartonëve të verdhë duke ia lehtësuar fitoren Barcelonës.

Espinosa ia lehtësoi fitoren Barcelonës (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 68-të të ndeshjes ishte ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë për 0-2 pas asistimit të Jordi Albas.

Deri në fund të ndeshjes, Barcelona pati edhe shumë raste tjera për gol, por pa arritur të tund më rrjetën dhe në fund fituan me rezultat 2-0.

Messi shënoi një gol të bukur (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Blaugranët kanë 49 pikë në vendin e parë apo pesë më shumë se Atletico Madrid në të dytin, ndërsa Girona zë vendin e 13-të me 24 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Barcelona luan në Camp Nou ndaj Valencias, ndërsa Girona udhëton te Eibari. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori