LAJMI I FUNDIT:

Barcelona me Leo Messin në formë marrin fitore të rëndësishme si mysafir të Valladolidit

Barcelona me Leo Messin në formë marrin fitore të rëndësishme si mysafir të Valladolidit

Barcelona ka fituar me rezultat 3-0 si mysafir i Valladolidit në kuadër të La Ligas.

Kataluasnit vinin pas një barazim ndaj Valencias (2-2) dhe fitorja ishte shumë e rëndësishme për skuadrën që të mbante kontaktin me kreun.


Lionel Messi ishte në formë dhe provoi që në minutën e 10-të me një goditje të bukur, por nuk shënoi.

Argjentinasi ishte pjesëmarrës në golin e parë, duke asistuar bukur për Clement Lengelet që shënoi me kokë për 1-0 në minutën e 21-të.

Në minutën e 35-të u dyfishua rezultati, kur Sergino Dest asistoi te Martin Braithwaite që shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol edhe pse rastet ishin të shumta.

Messi e kontrolloi bukur një pasim të Pedri dhe shënoi për 3-0.

Të dy skuadrat kishin raste të mira në fundin e ndeshjes, por rrjetat heshtën kësaj radhe.

Barcelona pas kësaj fitoreje ka 24 pikë dhe gjendet në vendin e pestë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori