LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka katër portierë në listën e dëshirave për ta zëvendësuar Ter Stegenin

Barcelona ka katër portierë në listën e dëshirave për ta zëvendësuar Ter Stegenin

Barcelona do të duhet të bëjë pa Marc-Andre ter Stegen në të ardhmen e afërt, pasi katalanasit konfirmuan vendimin e portierit për t’iu nënshtruar një operacioni në shtyllën kurrizore.

Procesi i rikuperimit do të zgjasë deri në tre muaj. Portieri gjerman është zgjedhja e parë e një klubi për më shumë se pesë vite, kështu që natyrshëm, Blaugrana po konsideron një zëvendësues të detyrueshëm për të.


Deri më tani, një Inaki Pena i rritur është paraqitur  mjaft mirë, megjithatë, sipas Sport, Barça po vëzhgon disa opsione afatshkurtra nga diku tjetër, për çdo rast.

David de Gea në sytë e gjigantit evropian
Lexo po ashtu David de Gea në sytë e gjigantit evropian

Katalunasit kanë në listën e tyre katër emra të portierëve, ku njëri nga ta do t’iu bashkohet gjatë afatit kalimtar të muajit janar.

David De Gea
Spanjolli ka mbetur pa punë që nga korriku kur i skadoi kontrata me Man United. Ndërsa portieri ngjall interes nga Liga Premier, raportet e fundit sugjerojnë se ai do të preferonte t’i bashkohej një klubi në Spanjë nëse i lind një mundësi.

Aaron Ramsdale
Portieri anglez humbi vendin e titullarit në Arsenal ndaj David Raya. 25-vjeçari ka frikë të humbasë Euro 2024 për shkak të minutave të reduktuara. Kjo mund ta shtyjë atë të konsiderojë një lëvizje huazimi, duke e bërë Barçën një destinacion të mundshëm.

Ter Stegen tregon se do të operohet, pritet t’i mungojë gjatë Barcelonës
Lexo po ashtu Ter Stegen tregon se do të operohet, pritet t’i mungojë gjatë Barcelonës

Kasper Schmeihel
Ashtu si Ramsdale, 37-vjeçari danez nuk dëshiron të humbasë në Euro. Paga e Schmeichel në Anderlech përputhet shumë me atë të fëmijëve të La Masia. Kjo përputhet mirë me situatën financiare të Barçës, duke e bërë lëvizjen të realizueshme.

Yassine Bounou
Ndërsa kalimi i Bono në Al-Hilal solli afërsisht 20 milionë euro si për lojtarin ashtu edhe për ish-skuadrën e tij, Sevilla, e largoi atë nga futbolli konkurrues. Megjithatë, nëse një klub i shquar evropian, si Barcelona, ​​shpreh interes, ai do të ishte i hapur për këtë mundësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori