LAJMI I FUNDIT:

Barcelona është në krizë të thellë financiare – këtë e tregojnë edhe borxhet ndaj tri klubeve evropiane

Barcelona është në krizë të thellë financiare – këtë e tregojnë edhe borxhet ndaj tri klubeve evropiane

Tashmë është e ditur se Barcelona po kalon nëpër një krizë të thellë financiare dhe vështirë se do të këndellen në këtë vit.

Në mediat spanjolle u raportuar në fund të vitit të kaluar se klubi mund edhe të falimentojë shkaku i borxheve që kanë.


Skuadra katalunase po tenton që t’i shesë disa lojtarë për të rikthyer bilancin pozitiv, mirëpo një gjë e tillë do të jetë e vështirë.

Detajet e rinovimit të kontratës së Messit me Barcelonën në vitin 2017 përfshijnë edhe disa bonuse
Lexo po ashtu Detajet e rinovimit të kontratës së Messit me Barcelonën në vitin 2017 përfshijnë edhe disa bonuse

Blaugranasit edhe nëse arrijnë të rikthejnë bilancin pozitiv, ata nuk do të mund të transferojnë më lojtar, pasi nuk do të kishin mjete financiare ose mund të ndëshkohen për thyerje të rregullit të transferimeve.

Sipas asaj që raporton gazetari i Cadena Cope, Victor Navarro, Barcelona ka borxhe ndaj tri klubeve evropiane që shkojnë në shifrën e 196 milionë eurove.

Harta e golave tregon se ku e ka Messi prekjen e parë të topit në të gjithë golat e tij
Lexo po ashtu Harta e golave tregon se ku e ka Messi prekjen e parë të topit në të gjithë golat e tij

Katalunasit ende nuk i kanë paguar Liverpoolit borxhin prej 40 milionë eurove për Philippe Coutinhon, shkaku që fitoi Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun, një klauzolë e vendosur në kontratën e transferimit se nëse lojtari e fiton trofeun e madh, atëherë do të ketë një bonos prej 40 milionë eurove.

Barcelona i detyrohet Ajaxit 48 milionë euro për transferimin e Frenkie de Jong dhe ajo shumë është tejet e lartë për gjendjen aktuale të tyre.

Si u bë që Ronaldo dhe Messi refuzuan të luanin së bashku në ofertën ‘stratosferike’ nga Arabia Saudite
Lexo po ashtu Si u bë që Ronaldo dhe Messi refuzuan të luanin së bashku në ofertën ‘stratosferike’ nga Arabia Saudite

Blaugranasit po ashtu i detyrohen edhe Atletico Madridit një shumë prej pesë milionë euro për disa të drejta.

Borxhe të tjera janë edhe nga disa skuadra nga La Liga, që Barcelona ende nuk i ka kompletuar dhe shkon në shumën e 196 milionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori