LAJMI I FUNDIT:

“Barcelona duhet të jetë e shqetësuar”, Tebas kërkon shpjegime për çështjen Negreira

“Barcelona duhet të jetë e shqetësuar”, Tebas kërkon shpjegime për çështjen Negreira

Çështja Negreira vazhdon të shkaktojë bujë në futbollin spanjoll, më shumë se një muaj nga kur u publikuan zbulimet rreth lidhjes së supozuar të Barcelonës me Jose Maria Enriquez Negreira.

Tre hetime janë në vazhdim për këtë rast. Zyra e taksave në Spanjë po kërkon vetë Negreiran për taksën e munguar, Departamenti Kundër Korrupsionit ka nisur një hetim javët e fundit mbi bazën e “korrupsionit të vazhdueshëm”, ndërsa UEFA konfirmoi të enjten se ata do të hapnin hetimin e tyre.


Barcelona ende nuk e ka publikuar versionin e saj të ngjarjeve në çështjen Negreira, për të cilën presidenti i La Liga, Javier Tebas nuk është aspak i kënaqur.

“Barça donte të sigurohej që gjithçka të ishte neutrale”, zbulohet deklarata e plotë e Negreiras
Lexo po ashtu “Barça donte të sigurohej që gjithçka të ishte neutrale”, zbulohet deklarata e plotë e Negreiras

Duke folur në Marca’s Sport Weekend 2023, Tebas dëshiron që Barcelona të qartësojë pozicionin e saj sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne kemi nevojë për shpjegime. Nëse janë të qetë dhe i mbajnë shpjegimet për vete, mendoj se duhet të shqetësohen”, ka thënë fillimisht presidenti i La Ligas.

Barcelona përballet me përjashtimin nga Liga e Kampionëve pasi UEFA iu bashkua hetimit për ‘çështjen Negreira’
Lexo po ashtu Barcelona përballet me përjashtimin nga Liga e Kampionëve pasi UEFA iu bashkua hetimit për ‘çështjen Negreira’

“Lajmet që po dalin, e të tjera do të vazhdojnë të dalin sepse janë të pashmangshme. Unë mendoj se nuk duhet të ketë heshtje”, përfundoi Tebas.

Barcelona pritet të mbajë një konferencë për shtyp në javët e ardhshme për të shpjeguar versionin e tyre të ngjarjeve, pasi të ketë përfunduar hetimi i tyre i brendshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori