Real Sociedad nuk do të lëvizë nga qëndrimi i tyre për anëtarin e tyre Martin Zubimendi, pavarësisht interesimit nga Arsenali.
23-vjeçari i dha fund spekulimeve për një largim të menjëhershëm nga San Sebastian në janar, me Barcelonën gjithashtu të interesuar, duke nënshkruar një zgjatje të kontratës në “Estadio Anoeta”.
Zubimendi është zhvilluar në një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në La Liga, me La Real që dëshiron ta mbajë atë në klub, me një rinovim të rënë dakord deri në vitin 2027.
Trajneri i Gunners, Mikel Arteta po planifikon një rinovim të skuadrës në Emirates Stadium në muajt e ardhshëm, ndërsa tenton të fitojë Ligën Premier në këtë edicion.
Megjithatë, pavarësisht zërave për një ofertë të vonuar në afatin kalimtar të dimrit, Sociedadi nuk do ta lërë të largohet këtë muaj dhe do të konsiderojë vetëm një shitje verore në rrethana të caktuara.
Sipas raportimeve nga The Times, Arsenali nuk do të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje, nëse nuk paguajnë klauzolën e plotë të lirimit prej 60 milionë euro në kontratën e re të Zubimendit, pasi tashmë është rinovuar kontrata e lojtarit. /Telegrafi/
🎶 Nuestro director de orquesta#Zubimendi2027 | #AurreraReala pic.twitter.com/z9LoZcIY4Y
— Real Sociedad Fútbol (@RealSociedad) October 14, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251