LAJMI I FUNDIT:

Barcelona i bashkohet garës për Lemarin

Barcelona i bashkohet garës për Lemarin

Talenti francez i Monacos, Thomas Lemar është bërë shumë i kërkuar në këtë afat kalimtar.  

Arsenali tashmë ka bërë tre oferta për 21-vjeçarin e talentuar francez, ndërsa Manchester City dhe Liverpooli gjithashtu mbanë një interes të vërtetë për të.


Lemar – Monacos: Dua t’i bashkohem Arsenalit
Lexo po ashtu Lemar – Monacos: Dua t’i bashkohem Arsenalit

Megjithatë, sipas gazetës franceze L’Equipe, Barcelona ka hyrë në garë për të nënshkruar me anësorin e krahut të majtë të Monacos, Thomas Lemar.

Si mund t’i harxhojë Barcelona 222 milionë euro të fituara nga Neymar - Tre sulmues dhe tre mesfushorë në radarin e katalunasëve (Foto)
Lexo po ashtu Si mund t’i harxhojë Barcelona 222 milionë euro të fituara nga Neymar - Tre sulmues dhe tre mesfushorë në radarin e katalunasëve (Foto)

Pas shitjes së Neymarit te PSG për 222 milionë euro, katalanasit e shohin francezin si një zëvendësim të mundshëm dhe tani janë një nga klubet kryesore në luftë për të nënshkruar lojtarin e anës së majtë.

Për të transferuar yllin e skuadrës nga Principata, Barcelona duhet të paguajë së paku 60 milionë euro. /Telegrafi/