eksperti ad

Klubi katalunas ka shënuar plot 6000 gola në garat e kampionatit spanjoll, La Liga, ndërsa shënues i këtij goli histori ishte pikërisht ylli i ekipit, Lionel Messi.

Messi kurrë nuk ngurron për të bërë histori me Barcelonën.


Së fundmi ai shtoi një arritje të re në koleksionin e tij duke shënuar golin e 6000 të Barcelonës në garat e ligës.

Ky gol i sulmuesit argjentinas erdhi në fitoren e të shtunës mbrëma 3-0 ndaj Deportivo Alavesit.

Messi Alaves 1 Messi shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë (Getty Images)

Ai ishte gjithashtu autori i golit numër 5000 për Barcelonën në kampionatin spanjoll.

Goli i 5.000 për Messin erdhi në vitin 2009.

Marcos Aurelio në 1950, ishte golashënuesi i golit të 1000, ndërsa golin e 2000 e shënoi Zaballa (1964).

Goli që mbante shifrën numër 3000 kishte emrin Quini në vitin 1982, ndërsa golin e 4000 e shënoi Amor në vitin 1996. /Telegrafi/

telegrafi sport app