Gavi është njëri nga mesfushorët më të talentuar në botë që ka filluar tani e dy vite shkëlqimin te Barcelona.

Mesfushori spanjoll megjithatë ka një kontratë me klubin katalunas vetëm deri në verën e vitit 2023 dhe palët tani e disa muaj po diskutojnë për rinovimin e saj.


Dëshira e reprezentuesit spanjoll është të qëndroj në Camp Nou, por ai gjithmonë ka kërkuar nga klubi që ta vlerësojnë siç kanë bërë me yjet tjerë të rinj si Pedri, Araujo e Ansu Fati.

GAvi 2

Por pas bisedimeve të stërzgjatura, marrëveshja është arritur sipas asaj që ka raportuar gazeta katalunase Sport që thekson se kontrata do të zyrtarizohet brenda muajit shtator.

18-vjeçarin e pret një kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2026 ku Barcelona i ka vendosur edhe një klauzolë largimi për të mbetur të sigurt se nuk do t'ia marrë askush yllin e tyre.

Gavi

Gavi në kontratën e re me Barcelonën do të ketë klauzolë të frikshme largimi prej 1 miliardë eurosh, klauzolë që vështirë se mund të thyhet nga ndonjë klub.

Gavi është pjesë e Barcelonës që nga viti 2015 kur si 10 vjeçar iu bashkua katalunasve në La Masia nga Real Betis. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app