Banka Botërore ka aprovuar një financim shtesë për Ukrainën, në vlerë prej 1.5 miliardë dollarë, është thënë në këtë institucion.

Është pjesë e pakos mbështetëse prej më shumë se 4 miliardë dollarëve – që do ta ndihmonte qeverinë të shpërndajë pagat e punonjësve në institucionet e këtij vendi.

Si garantues për këtë raund të fundit të financimit janë Britania e Madhe, Holanda, Lituania dhe Letonia, transmeton Telegrafi.

Zelensky: Libri i torturuesve do t’i bëjë përgjegjës të dyshuarit për krime të luftës Zelensky: Libri i torturuesve do t’i bëjë përgjegjës të dyshuarit për krime të luftës

Afro 2 miliardë dollarë tashmë i janë dhënë Ukrainës për paga dhe shpenzime tjera – vend ky që është prekur nga agresioni rus qysh më 24 shkurt.

Në prill, ministria ukrainase e Financave, pati vlerësuar se do të nevojiten 5 miliardë dollarë në muaj për ta mbajtur funksionale ekonominë e vendit. /Telegrafi