LAJMI I FUNDIT:

Bacca nuk mendon të largohet nga Milani

Bacca nuk mendon të largohet nga Milani

Agjenti i Carlos Baccas e ka konfirmuar interesimin e klubeve kineze për klientin e tij, por thotë se ai është i lumtur te Milani.

Tianjin Quanjian, Guangzhou Evergrande dhe Shanghai Shenhua janë lidhur me kolumbianin, i cili mund të largohet nga Rossonerët për 30 milionë euro.


Bacca largohet, vjen Gabbiadini
Lexo po ashtu Bacca largohet, vjen Gabbiadini

Oscar, Carlos Tevez e Axel Witsel janë disa nga lojtarët që do ta vazhdojnë karrierën në Kinë, por duket se Bacca nuk do t’u bashkohet atyre.

“Disa ekipe kineze janë të interesuara për Carlosin. Megjithatë, ai është i lumtur te Milani dhe dëshiron të qëndrojë”.

“Ai ka ardhur te Milani për të fituar dhe dëshiron më shumë trofe pas Superkupës”, ka deklaruar agjenti Sergio Barila për calciomercato.it. /Telegrafi/