LAJMI I FUNDIT:

“Babai im është tifoz i flaktë i Juventusit” – Timothy Weah zbulon pasionin e fshehtë të legjendës së Milanit për ‘Zonjën e Vjetër’

“Babai im është tifoz i flaktë i Juventusit” –  Timothy Weah zbulon pasionin e fshehtë të legjendës së Milanit për ‘Zonjën e Vjetër’

Timothy Weah zbulon se babai i tij George ka qenë gjithmonë ‘i çmendur pas Juventusit dhe kjo e bëri zgjedhjen e lehtë’ për të.

Timothy është djali i legjendës së Milanit, George Weah, që kishte fituar edhe ‘Topin e Artë’ sa ishte pjesë e kuqezinjve.


Ai ka folur për kalimin te Juventusi dhe emocionet që i ka pasi tashmë është pjesë e një klubi të madh.

“Jam i emocionuar, i nderuar, i bekuar, është një ëndërr fëmijërie. Është një nga klubet më të mëdha në botë, kështu që jam super krenar që jam Bianconeri”.

“Thjesht gjithçka për klubin, historinë, lojtarët, stafin stërvitor dhe besimin që të gjithë kishin tek unë. Këtu ndihem si në shtëpinë time. Tifozët, siç e patë, erdhën dhe më mbështetën në testet mjekësore. Unë jam thjesht i lumtur dhe i emocionuar për të filluar aventurën e re”, ka thënë fillimisht ai.

Zyrtare: Weah është i Juventusit
Lexo po ashtu Zyrtare: Weah është i Juventusit

Edhe pse Weah Senior kaloi pesë vjet në Milan dhe ende mbahet mend me dashuri nga mbështetësit e tyre, rezulton se ai gjithmonë strehonte një vend sekret për Zonjën e Vjetër.

“Historia e familjes sime dhe babait tim që luan për Milanin, në vetvete është e madhe, dhe tani djali i tij ka mundësinë të jetë në Serie A dhe të luajë për një nga klubet më të mëdha. Është e mrekullueshme”.

“Është një nga klubet e tij të preferuara, ai e mbështet Juventusin, ai është i çmendur pas tyre, kështu që kjo vërtetë e bëri zgjedhjen të lehtë për mua”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori