LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Weah është i Juventusit

Zyrtare: Weah është i Juventusit

Juventus ka konfirmuar nënshkrimin e Timothy Weah në një transferim të përhershëm nga Lille.

Anësori amerikan iu nënshtrua testeve mjekësore me Zonjën e Vjetër në fillim të kësaj jave dhe transferimi i tij në Torino tashmë është zyrtarizuar.


“Timothy Weah është bërë zyrtarisht lojtar i Juventusit. Amerikani arrin në një marrëveshje të përhershme nga Lille”, thuhet në deklaratën e Juventusit.

“Gjashtë vite radhazi plot fitore. Gjashtë vite rritjeje të jashtëzakonshme që e kanë transformuar Timothy në një lojtar jashtëzakonisht fleksibil, i aftë për të mbuluar rolet mbrojtëse dhe sulmuese, duke u bërë kështu një anësor me rreze të plotë”.

“Tani një aventurë e re tërësisht bardh e zi , e dëshiruar fort nga të dyja palët, me qëllim pasurimin e Tempullit të Trofeve të Muzeut të Juventusit dhe palmareve të tij. Së bashku!”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Zonjës së Vjetër.

Bianconerët kanë konfirmuar gjithashtu shifrat pas marrëveshjes. Weah i është bashkuar Zonjës së Vjetër për 10.3 milionë euro të pagueshme në dy vite financiare plus një maksimum prej 2.1 milionë euro shtesa dhe 1 milionë euro komision.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Weah, djali i sulmuesit legjendar të Milanit, George, do të zëvendësojë Juan Cuadradon, i cili u largua nga Bianconerët në fund të kontratës së tij më 30 qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori