LAJMI I FUNDIT:

Azet në Kosovë me mision bamirësie, ndihmon dhjetëra familje në nevojë

Azet në Kosovë me mision bamirësie, ndihmon dhjetëra familje në nevojë

Hip hop ylli që ka terrorizuar skenën e repit në Gjermani, Azet, ka qëndruar gjatë javës në Kosovë.

Superylli i cili ka thyer të gjitha rekordet në top listat gjermane, ka kohë që ka qëndruar në Kosovë.


Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa qëndroi për një javë në qendër të Prishtinës, e qëllimi i tij ishte mjaft fisnik.

Pos që takoi adhuruesit e shumtë në qytet, Azet rrugëtimin e tij ja dedikoi bamirësisë.

Djaloshi me prejardhje nga Orllani i Podujevës ka dhuruar gjësende ushqimore dhe shtëpiake për shumë familje kosovare në nevojë të madhe.

Një pjesë të aksionit të tij ai publikoi në rrjetin social InstaStory, ku konfirmoi qëllimin e vërtetë të vizitës së tij në Prishtinë.

Azet…

Edhe pse me interesim të vogël nga mediat shqiptare, Azet vazhdimisht ndiqet nga mediat gjermane të cilat janë të interesuara për jetën e reperit i cili vetëm pak kohë më parë u lirua nga burgu ku vuajti një dënim prej dy vjet e tetë muaj.

Azet theu të gjitha rekordet në Gjermani, Zvicër dhe Austri duke u certifikuar me platinum me albumin “Fast Life”, ku gjenden disa hite të mëdha mbarë evropiane.

Reperi i cili ka sfiduar gjithë skenën e repit gjerman flet në të gjitha këngët për Kosovën, famljen e tij, luftën prej të cilës u largua nga vendi ashtu sikurse edhe këndon shqip në disa prej projekteve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori