LAJMI I FUNDIT:

Aurela Gaçe njofton se po pauzon nga muzika pas problemeve me kordat e zërit

Aurela Gaçe njofton se po pauzon nga muzika pas problemeve me kordat e zërit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe ka bërë me dije se do të qëndrojë për pak kohë larg muzikës për shkak të një problemi me kordat e zërit.

Kështu ka bërë të ditur artistja përmes një video në Instagram, në të cilën zbuloi se pas konsultimit me mjekë dhe trajner të zërit është këshilluar që të marrë një pushim nga profesioni që e ushtron prej vitesh.


Tutje, Aurela u shpreh se problemet me kordat e zërit u kapën në kohë dhe se po rikuperohet shpejt, ndërsa mezi pret të rikthyet në skenë.

Foto: Aurela Gaçe/Insatgram

Më poshtë postimi i plotë i Aurela Gaçes:

I drejtohem audiencës time besnike!

Ju falënderoj me shpirt për gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje.

Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe trajnerin e zërit, ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave.

Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjetër më duhet pushim që të mos bëj një dëm që mund të ketë pasoja më vonë.

Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrsesi nuk mund t’ja lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva.

Kjo nuk është Aurela që ju njihni. Ju meritoni një performancë 100% siç jeni mësuar të më shikoni.

Kurrsesi as nuk e mendoj të jem përpara jush ‘playback’, kjo as nuk mendohet të ndodhë.

Për pak kohë shpresoj të jem mbas në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë.

Ju kërkoj shumë ndjesë. Me shpirt!

Në video, jam me profesorin tim prej 16 vitesh, William Riley. Mezi pres t’ju shoh në datat e reja të sapo vendosura nga stafi.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori