LAJMI I FUNDIT:

Ashton Kutcher publikon numrin e telefonit në rrjetet sociale: Dua të komunikoj me njerëzit e zakonshëm

Ashton Kutcher publikon numrin e telefonit në rrjetet sociale: Dua të komunikoj me njerëzit e zakonshëm
Ashton Kutcher (Photo by Jayne Kamin-Oncea/Getty Images)

Ashton Kutcher habiti 18 milionë fansa që e ndjekin rrjetet e ndryshme sociale duke përfshirë Twitterin.

Aktori ka zbuluar qëllimisht numrin e telefonit përmes një mesazhi duke treguar se i mungojnë komunikimet me njerëzit e zakonshëm.

Gjithashtu ish i dashuri i Demi Mooret dhe aktualisht i dashuri i Mila Kunis ka pohuar se në këtë formë dëshiron të bëjë një jetë të arrijë marrëdhënie reale dhe normale.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis (Photo by Jayne Kamin-Oncea/Getty Images)

“Mua më mungon lidhja reale me njerëz e vërtetë, kështu që tani e tutje mund të më shkruani. Ndoshta nuk do të jem në gjendje t’iu përgjigjem të gjithëve, por së paku mund të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Kështu mund të zbuloj disa nga gjërat e mia nga jeta e përditshme”, ka shkruar ai.

Pas disa orësh, ai fshiu ‘cicërimën’ për një përgjigje të madhe publike dhe disa tifozë ishin me fat që kanë arritur të marrin një përgjigje nga Ashton, ndërsa të tjerët merrnin mesazhe e automatizuar.

Mila Kunis: "Friends with Benefits" ishte shkaktar i lidhjes me Ashton Kutcherin
Lexo po ashtu Mila Kunis: "Friends with Benefits" ishte shkaktar i lidhjes me Ashton Kutcherin

“Hej, Ashtoni jam. Kjo është një përgjigje automatike që tregon se e mora mesazhin tënd”, shkruan ndër të tjerash aktori.

Ndryshe, Kutcher është duke punuar në projekte të ndryshme filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në kinematë botërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori