LAJMI I FUNDIT:

Asensio do të humbasë finalen e Superkupës së Spanjës për shkak të problemeve muskulore

Asensio do të humbasë finalen e Superkupës së Spanjës për shkak të problemeve muskulore

Marco Asensio do të humbasë finalen e Superkupës së Spanjës të Real Madridit kundër Athletic Bilbao sot (e diel) në mbrëmje, pasi vuan nga problemet muskulore që e penguan atë të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore të Los Blancos.

Në vend të Asensios pritet që Rodrygo Goes të inkuadrohet titullar në formacion, pasi ishte braziliani që e zëvendësoi gjatë ndeshjes gjysmëfinale kundër Barcelonës.


David Alaba mori pjesë në seancën stërvitore dhe dëshiron të luajë në finalen e Superkupës kundër Bilbaos, por Carlo Ancelotti nuk dëshiron të rrezikojë me mbrojtësin austriak.

“Ne kemi dy dyshime: Alaba dhe Asensio, dhe do të shohim se si do të bëjnë ata në stërvitje. Nuk do të rrezikoj askënd”.

“Nëse Alaba dhe Asensio luajnë, kjo ndodh sepse ata ndihen mirë”, ka thënë Ancelotti gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes.

Pasiguri me Alaba

Tani e dimë se Asensio nuk do të jetë në gjendje të luajë në finalen e së dielës, por është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me Alaban.

Ancelotti do të donte të kishte Alaba në zemër të mbrojtjes së Los Blancos, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndërtimin e lojës nga prapa, dhe vetë lojtari do të jetë i vendosur të luajë në finalen e tij të parë si lojtar i Real Madridit.

Megjithatë, nëse Alaba nuk është mjaftueshëm i aftë për të luajtur, dyshja e qendërmbrojtësve do të jetë sërish Eder Militao dhe Nacho Fernandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori