LAJMI I FUNDIT:

Asensio: Hazard do të tregojë një ditë se çfarë nuk po shkon, Bale duhet të jetë mirë fizikisht

Asensio: Hazard do të tregojë një ditë se çfarë nuk po shkon, Bale duhet të jetë mirë fizikisht

Marco Asensio ka lëna pas tij emra të klasit botëror si Gareth Bale dhe Eden Hazard për të luajtur si startues te Real Madridi.

Asensio iu bashkua Real Madridit nga Mallorca në vitin 2014 dhe ka dy tituj të La Liga, së bashku me dy tituj të Ligës së Kampionëve.


Ai është ndalur të flas së pari për Eden Hazard, i cili nuk po gjen hapësira te Reali.

“Ai stërvit mirë, e shoh me emocion për t’i dhënë gëzim Madridit, por shumë gjëra janë bashkuar, disa lëndime… është e komplikuar të dihet”.

“Duhet ta pyesni atë [çfarë po shkon keq] dhe një ditë ai do të na tregojë. Ai mund të jetë ende shumë i rëndësishëm këtë sezon”.

“Ai është një lojtar me talent të jashtëzakonshëm. Ai është një nga lojtarët më të mirë me të cilët kam ndarë dhomën e zhveshjes dhe kjo është tashmë e dukshme në stërvitje. Besoj se ai mund të ofrojë shumë këtë sezon”, ka thënë Asensio për Hazard në Cadena SER gjatë shfaqjes ‘El Larguero’.

Anësori i Real Madrid pastaj foli edhe për Gareth Bale.

“Dita e tij është normale si çdokush prej nesh. Ai duhet të jetë mirë fizikisht për të dhënë 100% për ekipin. Ai i ka dhënë shumë për Real Madridin. Unë e shoh atë duke bërë mirë dhe ai mund të jetë i përgatitur për të ndihmuar”

“Është diçka që trajneri duhet të vendosë, nëse do t’i japë minuta apo jo”, ka thënë Asensio.

Deri më tani këtë sezon, Asensio ka 25 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar tetë gola.

Sa i përket Hazardit , ai ka luajtur vetëm 19 herë dhe ka një gol dhe dy asistime në sezonin 2021/22 për Los Blancos. Numrat e Bale janë shqetësues, pasi ai luajti tre herë këtë sezon në La Liga, duke shënuar një herë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori