LAJMI I FUNDIT:

Arsyetimet më qesharake dhe më të çuditshme të Jose Mourinhos

Jose Mourinho (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Jose Mourinho ka qenë gjithmonë i shpejtë për ta akuzuar dikë ose diçka kur gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.

Shumëkush mendon se trajneri i Tottenham Hotspur bën arsyetime të tilla për të tërhequr vëmendjen nga lojtarët e tij, ndërkohë që të tjerët mendojnë se thjesht i pëlqen të ankohet.


Derisa opinionet janë të ndara, katalogu i arsyetimeve të çuditshme dhe qesharake që i ka bërë portugezi ndër vite, është i gjatë.

Shumë ditë ndërmjet ndeshjeve

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ankesa më e fundit e Mourinhos ishte se skuadra e Tottenhamit kishte shumë ditë pushimi ndërmjet ndeshjeve, pas rikthimit nga pandemia.

Duke qenë se skuadra e portugezit kishte luajtur më pak se ekipet kundërshtare, ai reagoi duke thënë se nuk është gjë e mirë dhe duhej pritur shumë gjatë.

“Gjithmonë them se tri ditë ndërmjet ndeshjeve është e përsosur. Dy ditë? Jo. Por, më shumë se tri ditë (nuk bën), sidomos kur je në kërkim të formës më të mirë”, ka deklaruar trajneri.

Pak ditë ndërmjet ndeshjeve

(Foto: Jason Cairnduff/Pool via Getty Images/Guliver)

Nuk është e pazakontë që trajnerët të ankohen, sidomos në periudhat festive, ndërsa Mourinho gjithmonë është i pari për të reaguar.

Në periudhën e festave të fundvitit, ai e kishte quajtur orarin e ndeshjeve në Ligën Premier si një ‘krim’.

“Si mund të luajnë sërish për më pak se 48 orë? Distanca që vrapojnë, sprintet, intensiteti… Si mund ta kontrollojmë këtë? Është krim që do të luajnë sërish futboll… Është kundër çdo rregulli të fiziologjisë, biologjisë. Por, kështu është”, kanë qenë fjalët e 57-vjeçarit.

Pushimi dimëror në moment të gabuar

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Shumica e trajnerëve të Ligës Premier do të dëshironin pushim dimëror për t’i pushuar lojtarët e tyre. Mirëpo, Mourinho nuk është kurrë i kënaqur.

Kur u vendos që ekipeve angleze t’u ofrohej pushim gjatë dimrit, ai reagoi duke u ankuar se kjo do të ndikonte negativisht në ambiciet e tyre në Ligën e Kampionëve.

“Nuk jam i kënaqur që po vjen pushimi në një moment të gabuar, sepse pushimi do të duhej të ishte para Ligës së Kampionëve. Ndërsa para Ligës së Kampionëve nuk kemi pushim…”, ishin fjalët e portugezit.

Reagimet ndaj djemve që shpërndajnë topat

(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Marrëdhëniet e Mourinhos me djemtë e rinj që i hedhin topat ka qenë i ndryshueshëm ndër vite. Gjatë këtij sezoni, ai e lëvdoi një djalosh që e hodhi shpejt topin duke i ndihmuar Serge Aurierit që të asistonte te goli i Harry Kane dhe madje e ftoi ta takonte skuadrën.

Megjithatë, djemtë e topave të Southamptonit nuk kanë marrë të njëjtin trajtim, pasi i ka akuzuar për humbje të kohës.

“Loja u ndërpre dhe djemtë e topave ishin të trajnuar mirë që ta vononin lojën dhe nuk kishte shumë për të luajtur”, kishte deklaruar ai.

Një tjetër rast kur kishte probleme me të rinjtë përreth fushës ka ndodhur në kohën si trajner i Chelseat në një humbje nga Leicester City në vitin 2015. Edhe asokohe ishte ankuar te djemtë e topave.

Topa plazhi

(Foto: Alex Burstow/Getty Images/Guliver)

Ndoshta një prej ankesave më absurde që ka pasur këtë sezon ishte pas barazimit (1-1) ndaj Middlesbrough në Kupën FA. Arsye e dështimit që Spursat të fitonin ndaj skuadrës modeste nga Championshipi – sipas trajnerit – ishin topat e vegjël Mitre me peshë të lehtë.

“Mendoj se ky është një top plazhi. Është shumë i lehtë. Nuk mendoj se u ndihmon lojtarëve. Por, ky nuk është një arsyetim”, kishte theksuar Jose, që në fakt ishte një arsyetim.

Është faji i ndriçimit të projektorëve

(Foto: Ronald Wittek/Pool via Getty Images/Guliver)

Derisa Chelsea arriti një fitore të vështirë ndaj QPR-së në vitin 2014, Mourinho sërish nuk ishte i kënaqur. Ai e fajësoi ndriçimin e projektorëve që i kishte penguar lojtarët e tij të shënonin gol.

“Mendoj se njeriu përgjegjës për ndriçimin ishte në disponim të njëjtë me publikun, sepse të gjithë po flinin. Iu deshën 20 minuta që ta kuptonte se ishte terr, ndërsa mua mu deshën 30 minuta që ta kuptoja se stadiumi nuk ishte i zbrazët”, pati theksuar strategu portugez.

Fajësimi i rivalëve

(Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Derisa e kishte fituar titullin me Chelsean në sezonin 2014/2015, skuadra e tij u mposht me rezultat 3-0 nga West Bromi në Hawthorns.

Për këtë, Mourinho e fajësoi mungesën e intensitetit në një sezon të dobët që patë rivalët e ekipit të tij.

“Nëse duhet ta fajësoj dikë, duhet ta fajësoj Manchester Unitedin, Manchester Cityn, Arsenalin dhe Liverpoolin, që na lejuan ta fitojmë titullin kaq herët!”, pati deklaruar asokohe.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori