LAJMI I FUNDIT:

Arsenalit mund t’i kushtojë vetëm nëntë milionë euro transferimi i Coutinhos

Arsenalit mund t’i kushtojë vetëm nëntë milionë euro transferimi i Coutinhos

Philippe Coutinho mund të shkojë drejt veriut të Londrës këtë verë, dhe ylli i Barcelonës ka më shumë të ngjarë të transferohet te Arsenali.

Braziliani i Barcelonës fitoi transferimin e ëndrrave të tij në La Liga në janar të vitit 2018, por gjërat nuk kanë funksionuar për të në Camp Nou dhe ai e ka kaluar këtë sezon si huazim në Bayern Munich.

Bayerni nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e nënshkrimit të 28-vjeçarit dhe ai nuk ka gjasa të mbetet te Barelona për sezonin e ardhshëm.


Largimet nga Barcelona: Coutinho në Veriun e Londrës, Roberto te Manchester City
Lexo po ashtu Largimet nga Barcelona: Coutinho në Veriun e Londrës, Roberto te Manchester City

Tani duket sikur ai mund të shkojë në Emirates te Arsenali ose White Hart Lane te Tottenham Hotspur.

Sipas Independent, ish-ylli i Liverpoolit u është ofruar të dy klubeve në veri të Londrës, por Topçinjtë kanë më shumë gjasa ta nënshkruajnë lojtarin.

Raporti i këtij mediumi shton se një transferim mund të ndodh dhe Arsenalit mund t’i kushtojë vetëm 9 milionë euro.

Por, përveç kësaj shifre solide të parave, Arsenali duhet të ofrojë edhe shërbimet e Matteo Guendouzin, i cili duhet të shkojë te Barcelona.

Rivaldo: Coutinho duhet të rikthehet në Ligën Premier, do të shkëlqente te Arsenali ose Tottenhami
Lexo po ashtu Rivaldo: Coutinho duhet të rikthehet në Ligën Premier, do të shkëlqente te Arsenali ose Tottenhami

Guendouzi ka rënë nga favori nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta dhe francezi duket i sigurt se do të largohet nga Arsenali këtë verë.

21-vjeçari ka filluar 19 ndeshje në ligë këtë sezon, dhe është menduar shumë si e ardhmja e Arsenalit, por temperamenti i tij është vënë në dyshim dhe ai tani nuk është në favor të Artetas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njoftoi për hapjen e akademisë së futbollit, por sa shumë paska ndryshuar Ozil

Njoftoi për hapjen e akademisë së futbollit, por sa shumë paska ndryshuar Ozil

Ndërkombëtare
Liga e Kampionëve... në stil amator: Stilolapsi zëvendëson fanellën zyrtare në ndeshjen TNS - Shkëndija

Liga e Kampionëve... në stil amator: Stilolapsi zëvendëson fanellën zyrtare në ndeshjen TNS - Shkëndija

Liga e Kampionëve
Juventusi dhe Granit Xhaka, në rrugën e duhur – zbulohen çmimi, kushtet personale nuk janë problem

Juventusi dhe Granit Xhaka, në rrugën e duhur – zbulohen çmimi, kushtet personale nuk janë problem

Serie A
Nis Kampionati Evropian i Esports në Kosovë - 36 ekipe nga 24 shtete të Evropës

Nis Kampionati Evropian i Esports në Kosovë - 36 ekipe nga 24 shtete të Evropës

Real Madridi po pëson debakël, PSG e shkatërroi për 24 minuta në pjesë të parë

Real Madridi po pëson debakël, PSG e shkatërroi për 24 minuta në pjesë të parë

Ligat tjera
Thiago Silva i dërgoi mesazh Joao Pedros pas ndeshjes kundër Fluminense

Thiago Silva i dërgoi mesazh Joao Pedros pas ndeshjes kundër Fluminense

Ligat tjera
Kalo në kategori