LAJMI I FUNDIT:

Arsenali me ultimatum për Aubameyang dhe Ozil, ose rinovim ose do të shiten

Arsenali me ultimatum për Aubameyang dhe Ozil, ose rinovim ose do të shiten
Pierre-Emerick Aubameyang dhe Mesut Ozil (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Shefat e Arsenalit, Vinai Venkatesham dhe Raul Sanllehi, e kanë potencuar nevojën që klubi të jetë efikas në afatin kalimtar veror duke bërë të ditur se nuk do të lejojnë përsëritjen e rasteve, si Alexis Sanchez e Aaron Ramsey.

Topçinjtë dështuan të fitonin para nga largimi i kilianit në vitin e kaluar (i cili iu bashkua Manchester Unitedit në formë shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryan), derisa uellsiani do të luajë te Juventusi nga sezoni i ardhshëm, ku u transferua si lojtar i lirë.


Arsenal
Lexo po ashtu Arsenal

Venkatesham ka thënë se klubi duhet të mos lejojë që situata të këtilla të ndodhin në të ardhmen, ashtu që u ka thënë ultimatum dyshes Pierre-Emerick Aubameyang dhe Mesut Ozil, të cilët i kanë edhe dy vite në kontratat e tyre.

Mesut Ozil dhe Pierre-Emerick Aubameyang (Foto: Lionel Ng/Getty Images/Guliver)

Nga dy futbollistët kërkohet që ose t’i rinovojnë kontratat ose do të vendosen në listën e shitjeve.

“Ose duhet t’ua rinovojmë kontratat këtyre lojtarëve ose duhet t’i shesim. Prandaj duhet të jemi të guximshëm me vendimet e këtilla në vazhdim, sepse nuk bën të jemi në situata që t’i lejojmë lojtarët të largohen pa para, pos në rastet kur janë në fund të karrierës së tyre”, është shprehur Venkatesham për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori