LAJMI I FUNDIT:

Arsenali shfaq interesim serioz për Cengiz Under

Arsenali shfaq interesim serioz për Cengiz Under
Cengiz Under (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Ylli turk i Romës, Cengiz Under ka përfunduar në listën e lartë të dëshirave të Arsenalit.

Under është duke treguar vlerat e tij me Romën në sezonin e kaluar dhe këtë aktualin me paraqitje të mira.

Këto paraqitje të sulmuesit anësor turk kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Roma e shet Underin në janar?
Lexo po ashtu Roma e shet Underin në janar?

Sulmuesi turk ka përfunduar në listën e lartë të dëshirave të klubit anglez, Arsenalit.

Cengizu Under (Foto: Getty Images)

Sipas mediumit italian Calciomercato, Arsenali është i bindur në cilësitë e turkut dhe do të hidhet me të gjitha forcat pas tij.

Megjithatë, Roma thuhet se po refuzon të shes Underin në janar dhe synon ta vazhdojë kontratën e tij.

Under gjithnjë e më larg Romës, shtohet numri i skuadrave të mëdha që e duan turkun
Lexo po ashtu Under gjithnjë e më larg Romës, shtohet numri i skuadrave të mëdha që e duan turkun

Për anësorin sulmues interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera angleze si Liverpooli, Manchester City e Tottenhami.

Në Bundesliga, Under pëlqehet nga Bayern Munich, ndërsa mendohet se edhe Barcelona ka simpati për lojtarin. /Telegrafi/