LAJMI I FUNDIT:

Arsenal-Dundalk, Mustafi pritet të luajë në formacionin startues

Arsenal-Dundalk, Mustafi pritet të luajë në formacionin startues
(Foto: Instagram/shkodranmustafi)

Skuadra irlandeze, Dundalk, është mysafire e Arsenalit në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore në Ligën e Evropës.

Në xhiron e parë të fazës grupore, Topçinjtë arkëtuan pikë të plota në udhëtim te Rapid Vjena në fitoren prej 2-1.


Në mungesë të opsioneve në fazën e mbrojtjes, trajneri Mikel Arteta pritet t’i besojë Shkodran Mustafit nga minuta e parë. Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, pritet të pushojë për këtë takim.


Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Leno; Mustafi, Gabriel, Kolasinac; Cedric, Elneny, Willock, Maitland-Niles; Pepe, Nketiah, Nelson.

Formacioni i mundshëm i Dundalk: Rogers; Dummigan, Boyle, Cleary, Gannon; Duffy, Sloggett, Shields, Murray, Mountney; Hoban.


/Telegrafi/