LAJMI I FUNDIT:

Arilena dhe Noizy po vijnë me duet

Arilena dhe Noizy po vijnë me duet
(Foto: Instagram/arilenaaraa)

Arilena Ara ka njoftuar se është duke sjellë një bashkëpunim me reperin Noizy. Këngëtarja e ka konfirmuar projektin e ri muzikor përmes njoftimit në rrjetet sociale.

“Murderer” do të titullohet kënga e re, e cila do të vijë për fansat e dyshes më 9 korrik (ditën e premte).


Njoftimit, Arilena ia ka bashkëngjitur edhe disa fotografi në të cilat ka pozuar me Noizyn.

View this post on Instagram

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Ndryshe, artistja e mirënjohur ka njoftuar së fundmi se është në realizim të albumit të ri njëherësh të parit në karrierë, i cili mban titullin “Pop Art”.

Arilena Ara brenda pak ditësh sjell albumin e parë në karrierë
Lexo po ashtu Arilena Ara brenda pak ditësh sjell albumin e parë në karrierë

Në anën tjetër, Noizy ditë më parë lansoi projektin e ri muzikor të titulluar “Tunde” që e solli me videoklip. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)