Këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara, duket se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë duke punuar në heshtje.

Artistja e mirënjohur ka njoftuar së fundmi se është në realizim të albumit të ri njëherësh të parit në karrierë.

“Pop Art” mban titullin albumi, për të cilin thotë se ka shprehur ngjyrat që jetojnë brenda saj.

View this post on Instagram

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)


“Pop Art, albumi. Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje”, ka shkruar Ara.

View this post on Instagram

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Siç befason gjithnjë, edhe në këtë projekt madhështor pritet të sjellë diçka më ndryshe e padyshim me një interpretim më të thellë.

Bukuroshja nga Shkodra ka bërë debutimin në skenë pas pjesëmarrjes në “X Factor Albania 2”, në të cilin u shpall edhe fituese. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)