Arbnor Muja ka zbarkuar sot në Belgjikë, ku do t’i kryej fillimisht testet mjekësore, për të nënshkruar pastaj me Royal Antëerp FC.

Reklama

Klubi që në këtë afat ka ofruar emra të njohur si Vincent Janssen dhe Toby Alderweireld, pretendon ta ofrojë edhe Adnan Januzajn.

Anësori 23-vjeçar luajti kundër Antwerp me Dritën këtë sezon dhe i bëri mjaftueshëm përshtypje klubit për ta ofruar në radhët e veta atë.

Transferimi tashmë është pothuajse i përfunduar, ndërsa për shifra të sakta do të njoftoheni më vonë.

Muja është fotografuar me të zbarkuar në Belgjikë, ku do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor dhe më pas mund të nënshkruajë një kontratë me klubin. /Telegrafi/