LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite përzgjidhet nikoqire e Kupës së Botës për Klube

Arabia Saudite përzgjidhet nikoqire e Kupës së Botës për Klube

Arabia Saudite është zgjedhur nikoqir për Kupën e Botës për Klube të këtij viti.

Këshilli i FIFA-s, i përbërë nga përfaqësues nga të gjitha konfederatat kontinentale, zgjodhi unanimisht shtetin e Lindjes së Mesme si mikpritës për ngjarjen me shtatë ekipe, e cila është planifikuar të zhvillohet nga 12 deri më 22 dhjetor.

Vendi është raportuar gjithashtu të jetë në ofertë për të bashkë-organizuar Kampionatin Botëror për meshkuj 2030 me Egjiptin dhe Greqinë, së bashku me ofertat e konfirmuara rivale nga Spanja, Portugalia dhe Ukraina dhe një nga katër kombe të Amerikës së Jugut.

Këshilli i FIFA-s ka votuar për kompeticionin e ardhshëm të Kupës së Botës për Klube që do të mbahet në Arabinë Saudite

Këshilli konfirmoi se Kongresi i FIFA-s do të merrte një vendim se kush do t’i presë ato finale në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm, raporton SportMail.

Shtëpia e futbollit botëror është duke i dhënë hapësirë të madhe Lindjes së Mesme për organizimin e eventeve të mëdha në futboll, pas atij të Kampionatit Botëror.

Kupa e Botës e fituar nga Argjentina në dhjetorin e vitit të kaluar, demonstroi se vendet arabe dinë të bëjnë organizime perfekte dhe për më shumë cilësohet si njëri ndër turnetë më të mirë ndër vite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori