eksperti ad

Antonela Roccuzzo ishte një nga figurat që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Jordanisë, teksa reagoi me entuziazëm pas golit të shënuar nga bashkëshorti i saj, Lionel Messi.

Messi u aktivizua nga stoli dhe nuk vonoi të tregonte edhe një herë klasin e tij.


Ai realizoi një gol spektakolar nga goditja e lirë, duke vulosur një tjetër paraqitje të suksesshme me fanellën e Argjentinës.

Me këtë realizim, kapiteni argjentinas arriti në kuotën e 19 golave në Kupat e Botës, ndërsa regjistroi edhe golin e 72-të nga goditjet e dënimit në karrierën e tij.

Kjo e vendos atë në të njëjtin nivel me legjendën braziliane Juninho Pernambucano, i konsideruar prej vitesh si një nga specialistët më të mirë të goditjeve të lira.

Menjëherë pasi topi përfundoi në rrjetë, kamerat fokusuan Antonelën, e cila u ngrit në këmbë dhe festoi me buzëqeshje të madhe, duke shfaqur emocionet për suksesin e bashkëshortit të saj.

Reagimi i saj u prit me simpati nga tifozët në stadium dhe nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori me paraqitjet e tij, duke thyer rekorde dhe duke shtuar trofe e statistika mbresëlënëse. /Telegrafi/