LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie viziton fëmijët refugjatë ukrainas në spitalin e Romës

Angelina Jolie viziton fëmijët refugjatë ukrainas në spitalin e Romës
Angelina Jolie (Foto: AP)

Megaylli i Hollywoodit, Angelina Jolie, ka lënë mënjanë kohën nga jeta e saj magjepsëse si producente, regjisore dhe ndonjëherë edhe duke aktruar nëpër filma për të kryer punë bamirëse në Romë.

Jolie, e cila u rrit si katolike dhe i kushton shumë nga koha e saj punës për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, bëri një vizitë në spitalin pediatrik, Bambino Gesu, jashtë mureve të qytetit të Vatikanit më 30 mars.


Në këtë vend ajo takoi fëmijë ukrainas që kishin mbërritur në Itali pasi kishin ikur nga lufta në vendin e tyre, disa prej të cilëve janë shumë të sëmurë.

Angelina Jolie (Foto: AP)

Fëmijët ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë dhe vendi pasi Vladimir Putin nisi një pushtim të plotë rus kundrejt Ukrainës, më 24 shkurt.

Doli kundër luftës në Ukrainë - Angelina Jolie kritikohet për marrëveshjen shumëmilionëshe me oligarkun rus
Lexo po ashtu Doli kundër luftës në Ukrainë - Angelina Jolie kritikohet për marrëveshjen shumëmilionëshe me oligarkun rus

Sipas UNICEF, dy milionë fëmijë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, me 2.5 milionë të tjerë të zhvendosur nga vendi dhe 60 për qind e fëmijëve ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Angelina Jolie (Foto: AP)

Aktorja takoi gjithashtu mjekët dhe infermierët që janë duke u kujdesur për refugjatët.

Ylli i “Eternals” mori një çmim për anën humanitare ‘Jean Hersholt Humanitarian’ në vitin 2013 dhe ka qenë një e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët që nga viti 2012, duke ndërmarrë dhjetëra udhëtime për të vizituar kampet me refugjatë nga vende të tilla si: Yemen, Burkina Faso dhe Venezuela. /Telegrafi/

Angelina Jolie (Foto: AP)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Kalo në kategori