LAJMI I FUNDIT:

Doli kundër luftës në Ukrainë – Angelina Jolie kritikohet për marrëveshjen shumëmilionëshe me oligarkun rus

Doli kundër luftës në Ukrainë – Angelina Jolie kritikohet për marrëveshjen shumëmilionëshe me oligarkun rus

Angelina Jolie është kritikuar pasi ra dakord për një marrëveshje shumëmilionëshe me një oligark rus.

Aktorja, një e dërguar e posaçme e OKB-së për Komisionerin e Lartë të Refugjatëve, po përballet me akuza për hipokrizi pasi kohët e fundit kërkoi një fund të menjëhershëm të luftës në Ukrainë.


Ish-bashkëshorti Brad Pitt, po padit Angelina për shitjen e aksioneve të saj në pronat e tyre të verës Chateau Miraval në Provence të Francës miliarderit rus, Yuri Shefler.

Foto: AFP

Oligarku, i cili la ushtrinë sovjetike në moshën 19-vjeçare, është i martuar me modelen e Victoria’s Secret, Tatiana Kovylina dhe është shefi i ‘SPI Group’, i cili shet vodka Stolichnaya së bashku me markat e tjera të alkoolit.

Ai u padit nga shefi i tij i investimeve me qendër në Londër, Vlad Zabelin, pasi e shkarkoi atë përmes telefonit, shkruan The Sun.

Zabelin e kishte kundërshtuar Shefler – i cili ka një vlerë prej 1.1 miliardë funte, se uli pagën e 2,000 punëtorëve të tij me 30 për qind kur u përhap pandemia, edhe pse biznesi ishte ende duke ecur mirë.

Foto: AFP

“Angelina e pozicionon veten si një paqebërëse e kësaj bote, por në fund të fundit ka hyrë në biznes me dikë që nuk ka saktësisht një të kaluar të bardhë”, tha një burim.

“Brad po vlon për të gjithë dhe beson se ka çështje etike në lojë. Marrëdhëniet mes dyshes janë në nivelin më të ulët historik. Ata flasin vetëm përmes avokatëve tani”, tha tutje ky burim.

Gjatë një udhëtimi në Jemen, Angelina foli për luftën në Ukrainë dhe për thirrje për përfundimin e saj.

“Ne vazhdojmë të shikojmë tmerret që shpalosen në Ukrainë dhe bëjmë thirrje për një fund të menjëhershëm të konfliktit dhe akses humanitar”, tha Jolie

Foto: : Louis Hollingsbee

Sipas dokumenteve të fundit të gjykatës, Brad dhe Angelina fillimisht e blenë kantinë në vitin 2008 për 21 milionë funte, ku ajo siguronte 40 për qind të financimit në atë kohë.

Brad pretendon se ajo përfundoi shitjen e 50 për qind të aksioneve të saj “pa dijeninë e tij”.

Të gjitha lajmet nga Angelina Jolie
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Angelina Jolie

Ish-çifti, të cilët u martua në vitin 2014 dhe u nda në vitin 2016, janë përfshirë në sistemin ligjor për çështje të ndryshme gjatë gjashtë viteve të fundit.

Majin e kaluar, Bradit iu dha kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Kalo në kategori