LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Interi luajti mirë, ne bëmë paraqitje të jashtëzakonshme  

Allegri: Interi luajti mirë, ne bëmë paraqitje të jashtëzakonshme  
Allegri, Dybala dhe Higuain (Getty Images)

Massimiliano Allegri ka folur pas fitores së madhe ndaj Interit në udhëtim në derbin e Italisë i njohur ndryshe si Derby d’Italia.

Juventusi ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj Interi, duke u rikthyer nga disavantazhi prej 2-1, për të fituar në fund 2-3 dhe kjo fitore e ka lumturuar Allegrin.


“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme e futbollit mes dy ekipeve që duhej të fitonin dhe provuan me të gjitha”, ka thënë fillimisht Allegri për Mediaset Premium.

Juventusi fiton me rikthim ndaj Interit në Derby d'Italia
Lexo po ashtu Juventusi fiton me rikthim ndaj Interit në Derby d'Italia

“Ne ishim agresiv dhe luajtëm mirë gjatë pjesës së parë, por ne ramë në gjumë në zhveshtore dhe përfunduam duke u zvarritur”.

Juventusi mori një fitore që i lë ende favorit për titull (Getty Images)

“Interi ka luajtur mirë, por u lodh në fund, u shkatërrua fizikisht dhe morëm avantazhin. Është një hap tjetër drejt Scudettos, edhe pse mbetet shumë e vështirë”.

“Asgjë nuk është e sigurt në futboll. E dija se do të ishte e vështirë dhe në katër raundet e fundit ka gjithmonë më shumë presion se kur luani në shtator”.

Inter 2-3 Juventus, notat e lojtarëve në derbin e Italisë
Lexo po ashtu Inter 2-3 Juventus, notat e lojtarëve në derbin e Italisë

“Edhe një skuadër me forcë të madhe mendore do të ketë momente ku ata humbin besimin. Për fat të mirë, djemtë e kanë gjetur përsëri dhe e kemi kthyer atë”.

“Fitorja ndaj Interit do të bëjë një ndryshim të madh në garën e Scudettos. Është shumë e vështirë për të fituar në San Siro dhe djemtë bënë një performancë të jashtëzakonshme”, përfundoi italiani. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Kalo në kategori