LAJMI I FUNDIT:

Juventusi fiton me rikthim ndaj Interit në Derby d’Italia

Juventusi fiton me rikthim ndaj Interit në Derby d’Italia
Juventus (Photo/ Getty Images)

Juventusi ka arritur të fitojë në udhëtim derbin e Italisë ndaj Interit me rezultat 2-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Serie A.  

Derby d’Italia i zhvilluar në Giuseppe Meazza ka sjell një ndeshje të madhe nga të dyja skuadrat dhe një atmosferë superiore nga tifozëria e Interit, Curva Nord, të cilët me koreografi dhe kore mbështeten skuadrën e tyre.


Koreografia e tifozëve të Interit (Getty Images)

Të parët në epërsi kaluan mysafirët e Juventusit, ku në minutën e 13-të ishte Douglas Costa, i cili nga afërsia shënoi për 0-1 pas asistimit të Juan Cuadrados.

Momenti i golit nga Costa (Getty Images)

Vetëm dy minuta më vonë Interi mbeti me një futbollist më pak pasi gjyqtari kryesor ndëshkoi me të kuq Matias Vecinon pas ndërhyrjes në Mario Mandzukicin.

Megjithatë, ky karton nuk ndikoi në lojën e Interit pasi tentuan disa herë ta barazojnë rezultatin në pjesën e parë, por nuk patën fat dhe në pushim shkuan me disavantazh prej një goli.

Në pjesën e dytë, Luciano Spalletti si duket kishte motivuar në maksimum futbollistët e tij, të cilët në minutën e 52-të barazuan 1-1 me anë të Mauro Icardit, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Joao Cancelos.

Mauro Icardi (Getty Images)

Interi nuk i ndali sulmet dhe shpejt gjeti edhe golin e dytë, ku pas një kalimi të mirë të Ivan Perisicit, kroati harkon dhe Andrea Barzagli devijon gabimisht topin dhe kalon Interin në epërsi 2-1.

Pas golit të dytë, Massimiliano Allegri futi në lojë dy sulmuesit, Paulo Dybala dhe Federico Bernardeschin, duke arritur ta rikthej rezultatin.

Juventusi arriti barazimin e shumë dëshiruar në minutën e 87-të të ndeshjes me anë të një autogoli të Milan Skriniar dhe në fund ishte Gonzalo Higuain (89′), i cili shënoi për 2-3 dhe vulosi rezultatin përfundimtar dhe fitoren e Zonjës në Derby d’Italia.

Higuain ia siguroi fitoren Juves (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Juventusi mbetet në pozitën e parë me 88 pikë apo katër më shumë se Napoli, ndërsa Interi në pozitën e pestë me 66 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët luajnë në udhëtim te Udinese, ndërsa Juventusi e pret në shtëpi Bolognan. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori