LAJMI I FUNDIT:

Alex Sandro: Milani po luan mirë, por ne duam vendin e parë

Alex Sandro: Milani po luan mirë, por ne duam vendin e parë

Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Alex Sandro, ka thënë se Milani po bën mirë këtë sezon, por Zonja e Vjetër ka qenë gjithmonë e fortë dhe synon të përfundojë e para sezonin.

Bianconerët janë të katërtit në Serie A pas 10 ndeshjeve, gjashtë pikë prapa liderit Milanit.


Braziliani ka thënë se me Andrea Pirlon, synojnë të fitojnë çdo ndeshje deri në fund’ dhe të përfundojnë mbi rivalët e tyre për të 10-tën herë radhazi.

“Milani po bën mirë, por ne jemi Juve. Ne kemi qenë gjithmonë të fortë dhe në fund të sezonit duam të jemi të parët”.

“Nëse ne fitojmë çdo ndeshje nga këtu deri në fund, ne do të fitojmë Scudetton”, ka thënë Alex Sandro për Sky Sport Italia.

Milan dhe Juventus janë dy skuadrat e vetme të pamposhtura në Serie A në sezonin 2020-21./Telegrafi/