LAJMI I FUNDIT:

Album me këngë pak të njohura të Bruce Springsteen

Album me këngë pak të njohura të Bruce Springsteen

Disa këngë pak të njohura të Bruce Springsteen, të cilat datojnë që nga vitet e gjashtëdhjeta, do të publikohen si përmbledhje dhe në formë të një audioje shtesë të autobiografisë së tij të re, “Born to Run”.

Albumi përpilues mban titullin “Chapter and Verse” dhe do të publikohet më 23 shtator, katër ditë para botimit të librit.


Në album do të përfshihen edhe dy këngë nga grupi i rokerit, “The Castiles” – “Baby, I” (1966) dhe “You Can’t Judge a Book by the Cover” (1967).

Aty do të jenë edhe këngët, si “He’s Guilty (The Judge Song)”, “The Ballad of James” dhe “Henry Boy”.

Ka gjashtë vite që Springsteen ka filluar ta shkruajë autobiografinë e tij, e cila u kushtohet viteve të rinisë së tij. /Telegrafi/