LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti e nis Mbledhjen e Qeverisë me Manifestën: Vendi ynë, nikoqir i një prej ngjarjeve më të më rëndësishme kulturore

Albin Kurti e nis Mbledhjen e Qeverisë me Manifestën: Vendi ynë, nikoqir i një prej ngjarjeve më të më rëndësishme kulturore

Bienalja nomade Manifesta nis aventurën e saj për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht në Kosovë këtë të premte.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndësisë së lartë për kulturën, ka folur në Mbledhjen e Qeverisë edhe i kryeministri Albin Kurti.


Ai e ka nisur mbledhjen me njoftimin për maratonën 100-ditore që kjo bienale do të dhurojë në Prishtinë – duke i dhënë një rëndësi tejet të veçantë kryeqytetit.

Manifesta për herë të parë në Prishtinë, flet drejtoresha Hedwig Fijen: Dëgjojeni njëri-tjetrin, durojeni njëri-tjetrin
Lexo po ashtu Manifesta për herë të parë në Prishtinë, flet drejtoresha Hedwig Fijen: Dëgjojeni njëri-tjetrin, durojeni njëri-tjetrin

“Nga e premtja vendi ynë do të jetë nikoqir i një prej ngjarjeve kulturore më të rëndësishme, bienales nomade Manifesta. Mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Manifesta sivjet ka një program 100 ditor që përfshin 25 lokacione, 55 intervenime artistike dhe 102 pjesëmarrës vendorë e ndërkombëtarë. Organizimi i kësaj ngjarje është dëshmi e aftësisë së shoqërisë tonë, dhe komunitetit artistik dhe institucioneve për të mirëpritur një numër të madh të artistëve dhe për ta shndërruar kryeqytetin në hapësirë të artit bashkëkohor. Përveç aspektit kulturor, padyshim që Manifesta do të jetë mundësi tejet e mirë e promovimit të vlerave të vendit tonë”, tha Albin Kurti.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, 20 korrik 2022 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Shefi i Qeverisë gjithashtu shfrytëzoi rastin që theksojë disa prej të arriturave që deri më tani Qeveria e Kosovës ka bërë në fushën e kulturës.

“Duke marrë shkas këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, më lejoni që shkurtimisht të ndaj me ju disa prej arritjeve tona kryesore të deritanishme në fushën e kulturës”, shtoi ai.

Kurti veçoi si ndër të arriturat në kulturë faktin se po bëhen hapa konkret në reformimin e kornizës ligjore të kulturës, themelimin Institucioni i Operës së Kosovës, arritjen dhe miratimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e ri të BE-së, Created Europe 2021-2027, si dhe formimin e Këshillit iniciues të Muzeut të Artit Bashkëkohor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori