LAJMI I FUNDIT:

Albërie Hadërgjonaj thotë se ka rritur çmimet e këndimit: Kërkoj deri në 10 mijë euro për një dasmë

Albërie Hadërgjonaj thotë se ka rritur çmimet e këndimit: Kërkoj deri në 10 mijë euro për një dasmë
Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe gra”.

Ajo ka rrëfyer detaje të shumta nga jeta e saj personale dhe profesionale.


Ndër të tjerash, Hadërgjonaj theksoi se ka ndryshuar tarifën e çmimeve për të kënduar në dasma dhe ahengje familjare.

“Jam shumë selektive sepse kam bërë çmime shumë më të larta. Edhe jo se janë shumë të larta për mendimin tim, por realisht më vjen shumë keq sepse ka shumë njerëz që duan të kenë Albërien, por s’kanë mundësinë ta marrin”, tha këngëtarja e hitit “Lozonjare”.

Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram

E ndërsa kur u pyet për shifrën e saktë, Hadërgjonaj tha se ajo me gjithë rokestër mund të kërkojnë deri në 10 mijë euro për të kënduar një natë në një dasmë.

“Unë tani me orkestër shkoj nga tetë deri në 10 mijë euro dhe për njerëzit është shumë për një dasmë. Por kam 30 vjet që jam lodhur për këtë ditë. Tani ka ardhur momenti, më pak dasma dhe çmimet më të mira”, tha Albëria në “Goca dhe gra”.

Këngëtarja me prejardhje nga Deçani përndryshe prej vitesh bën një jetë mes Kosovës dhe ShBA-së, ku zakonisht gjendet në vendlindjen e saj për koncerte, dasma e ahengje të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori