LAJMI I FUNDIT:

Albana Osmani e lumtur për mbështetjen që po merr fushata e saj në Kosovë

Albana Osmani e lumtur për mbështetjen që po merr fushata e saj në Kosovë

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është treguar e lumtur për mbështetjen që ka marrë nga një restorant në Gjakovë për fushatën e saj humanitare “Ti je një luledielli”, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Restorant “Glory” në Gjakovë ka mbështetur fushatën sensibilezuese “Ti je një Luledielli” e cila tash e sa kohë po dhuron dritë dhe buzëqeshje për fëmijët në nevojë.


Kjo e ka lumturuar shumë edhe krijuesen e kësaj iniciative humanitare, moderatoren e njohur nga Shqipëria Albana Osmani. Ajo në ditën e fëmijëve, 1 qershorin, ka falënderuar për përkrahjen që i është dhënë nismës së saj për t’i ndihmuar fëmijët me nevojë.

Këtë e ka treguar vet ajo nëpërmjet një komenti që e ka bërë në Instagramin e restorantit në Gjakovë.

“Faleminderit nga zemra per mbeshtetjen tuaj ! Sa shume dashuri ne kete foto ! Sa shume vlen kjo mbeshtetje Femijet per Femijet ! Qofshi bekuar !”, ka shkruar iniciatorja e “Ti je një luledielli”, Albana Osmani.

“TI JE NJË LULEDIELLI” i pati zanafillat si një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.

Gjithçka nisi nën idenë, konceptimin dhe kurimin e Albana Osmanit. Dëshira për të ndihmuar fëmijët, për t’ju përmirësuar kushtet në të cilat ata kurohen dhe trajtohen, është motori me të cilin është konceptuar dhe funksionon kjo fushatë.

Për t’ju lehtësuar sado pak dhimbjen dhe kohën e vështirë me të cilën vogëlushet përballen gjatë trajtimeve dhe kurave, fushata “TI JË NJË LULEDIELLI” e përmbushi qëllimin e saj përmes shitjes së produkteve të krijuara më shumë dashuri dhe përkushtim. Të ardhurat e grumbulluara do të shërbejnë për blerjen e aparateve respiratorë, të cilat do të vendosen në funksion të fëmijëve të shtruar që kurohen në reanimacion, gjithashtu për blerjen e poltronëve të rinj për seancat e kimioterapisë.

Teksa vogëlushet do të marrin trajtimin e nevojshëm në këta poltronë, ata do të kenë mundësi të jenë me të qetë përgjatë seancave, përmes vendosjes së kufjeve në vesh e gjithashtu do të kenë mundësi të shohin filma vizatimorë. Kështu gjithçka do t’i çojë në botën e tyre të bukur dhe kjo do t’ju shërbejë për një lehtësi më të madhe psikologjike, emocionale dhe fizike.

Prishtine 🌻🇦🇱 🇽🇰

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on May 4, 2018 at 6:24am PDT

Fushata “Ti je një luledielli” përvec në Shqipëri dhe Kosovë, së fundi ka nisur edhe në Maqedoni.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Kalo në kategori