Kosovari luan rolin kryesor në film, atë të Jace, i cili është një jetim greko-shqiptar, prindërit e të cilit janë vrarë nga kriminelët.

Jace bie në duart e disa gangsterëve të cilët ‘eksportojnë’ fëmijë jashtë vendi për arsye të ndryshme, dhe në fund ai përfundon në Athinë. Pasi iu ik kriminelëve në kryeqytetin grek ai përjeton tmerret më mëdha të një të riu.


Filmi është i realizuar nën drejtimin e regjisorit grek Menelaos Karamaghiolis, dhe është i bazuar në një ngjarje të vërtetë.

Festivali japonez, një nga më të mëdhatë e filmit në këtë vend, fillon më 22 tetor dhe zgjat deri më 30 tetor. /Telegrafi/