LAJMI I FUNDIT:

Alarmohen skuadrat e mëdha, Brescia cakton çmimin e Tonalit

Alarmohen skuadrat e mëdha, Brescia cakton çmimin e Tonalit
Sandro Tonali. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Sandro Tonali është njëri nga lojtarët më të talentuar në Serie A.

Mesfushori italian po shkëlqen me Brescian derisa ka filluar të krahasohet me legiendën Andrea Pirlo.


Falë ndeshjeve të mira me fanellën bardhekaltër, Tonali është duke kërkuar nga skuadrat më të mëdha italiane dhe ati evrooiane.

Brescia është gati ta shes xhevahirin e tyre dhe mediat italiane tanimë kanë zbuluar edhe shumën që kërkon klubi.

Sandro Tonali. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se presidenti i klubit Massimo Celino do ta lë të lirë Tonalin për 50 milionë euro.

Roma, Juventus, Inter, Napoli e Milan e duan lojtarin në Serie A.

19-vjeçari pëlqehet edhe jashtë kufijve italianë pasi kërkohet me ngulm nga Altetico Madrid, Manchester City, Arsenal, Borussia Dortmind e PSG. /Telegrafi/