Agushi me rekord të ri, ec mbi 1661 karrige duke goditur topin me kokë

Agim Agushi, njeriu i cili nuk e le topi të prek në tokë ka vazhduar me sukses duke shënuar rekorde të reja botërore gjatë këtij viti.
Pas suksesit të fundit të shënuar në Dubai, ku më 26 tetor 2014, pushtoi ndërtesën 99 katëshe, Princess Tower me një lartësi 414 metra në disiplinën Ecje prapa shkallëve, duke goditur topin me kokë mbi 2040 shkallë. Ai sot në Palestrën e Kulturës fizike të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, organizuar nga Univeristeti Shtetëror i Tetovës, ka vu edhe një rekord tjetër botëror. Fjala është për disiplinën Ecje mbi karrige duke goditur topin me kokë. Ai për 60 minuta ia doli të eci mbi 1661 karrige, raporton Sporti1.
Fillimisht, në emër të Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit Shtetëror të Tetovës, të pranishmit i përshëndeti dekani i këtij fakulteti, Isa Asllani, duke theksuar se ky është një nder i madh për Universitetin e Tetovës , që po shënohet një rekord i ri botëror, pikërisht në Tetovë.
Juria pesë anëtarëshe: Gani Kosumi, redaktor sporti në Radio Kosovë, Prof.dr. Vullnet Ahmeti, Prof.dr. Metin Dalip, Mr. Agim Rexhepi dhe Mr. Shpresa Memushi, vlerësuan se Agim Agushi me sukes të plotë ia ka dalë që të shënohet edhe më një rekord të ri botëror. Kontribut për organizimin e këtij rekordi ka dhënë edhe Fatmir Xheladini, nga Tetova. /Telegrafi/
Rekordet e Agim Agushit
1. Goditje e topit me kokë në ecje, 15.356 km (9 milje 857 yard) për 3:12:39 ore, 27 Tetor 2002 ne Munih (Gjermani).
2. Goditje e topit me kokë ndërmjet dy lojtarëve, Agim Agushi dhe Bujar Ajeti, 11,111 goditje për 3:55:20 ore, 9 nëntor 2003 në Starnberg (Gjermani).
3. Më 14 gusht 2005 në Flensburg Gjermani Goditje e topit me kokë i ulur në tokë: 4:02:01 orë, (rekord i Ginisit)
4. Më 17 Gusht 2004 në Antalia (Turqi).Agim Agushi, ka arritur rekord të goditjes se topit me kokë gjate ecjes me makine,( kabriolet): 7 kilometra,
5. Më 30 maj 2010, në ndërtesën më të lartë në Franfurt Kulla e Panaireve/Messe Turm/ Agim Agushi, me sukses të plotë sfidoi edhe një rekord botëror. Ai ia doli që në disiplinën ecje shkallëve të ndërtesës lartë e poshtë duke goditur topin me kokë pa ndërprerje të kalojë 5304 shkallë me kohë 1 orë 37 minuta e 5 sekonda. Kjo ndërtesë 60 katëshe me një lartësi 257 metra.
6. Ecje lartë e poshtë shkallëve duke goditur topin me kokë: Agim Agushi (Kosove), 3896 shkallë në ndërtesën e Qeverise së Kosovës, më 30 maj 2009 , për 1 ore e 12 min e 29 sekonda.
7. Në Dubai në ndërtesën e njohur 76 katërshe, Sulafa Tower, ia doli që të shënoi një rekord të ri botëror. Ai në ecje mbrapa duke mbajtur topin me kokë ka arritur të kaloj 1520 shkallë për 1 orë, 9 minuta e 29 sekonda.
8. Në Gjakovë, Agim Agushi, arriti edhe një tjetër rekord botor. Ai distancën prej 4 mijë e 220 metrash “Mbajtje e topit me kohë duke ecur mbrapa” e kaloi për 1 orë, 31 minuta 34 sekonda dhe 15 të qindtat e sekondës.
9. Më 26 gusht 2014 , rekordmeni në goditjen e topit me kokë , Agim Agushi ka regjistruar edhe një rekord bote. Kësaj radhe ai këtë e arriti në rrugët e Prizrenit, pikërisht nga Ura e Gurit deri te Shtëpia e Bardhë në disiplinën 1000 metra duke goditur topin në vrapim. Këtë e arriti me kohë 4 minuta 52 sekonda e 79 të qindtat e sekondës.
10. 26 tetor 2014, Princess Tower 99 katëshe, Disiplina-Ecje prapa shkallëve duke e goditur topin me kokë pa ndërprerje. Këtë e arriti për 1 orë, 30 minuta, 14 sekonda dhe 30 të qindta te sekondës. Ky njëherësh është rekord i ri botëror në kë disiplinë.
11. Tetovë, Universiteti Shtetëror I Tetovës, 15 nëntor 2014, disiplina Ecje mbi karrige duke e goditur topin me kohë. Këtë e ka arritur për 1 orë të kaloi 1661 karrige, që është rekord I ri botëror në këtë disiplinë.






















































