LAJMI I FUNDIT:

Afati kalimtar 2020 te Barcelona përshkruhet si një rrëmujë e vërtetë

Afati kalimtar 2020 te Barcelona përshkruhet si një rrëmujë e vërtetë

Afati kalimtar 2020 i Barcelonës ishte i shumëpritur, mirëpo zhgënjeu sërish. Gjëja kryesore ishte te Lionel Messi që ishte shumë afër të largohej nga Camp Nou pas 20 vitesh qëndrimi.

Humbja 8-2 e skuadrës katalunase nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve shkaktoi tërmet në zyrat e klubit, duke lënë të pakënaqur shumë lojtarë.


Quique Setien u shkarkua pas atij turpërimi, e që fillimisht erdhi nga dështimi që të fitonin La Ligën, që kaloi në duart e Real Madridit.

Më pas, gjendja ekonomike e rënduar e Blaugranasve vuri gjërat në pah, me lojtarë që ende refuzojnë t’i ulin pagat e tyre.

Largimet

Arthur Melo i detyruar që të kalonte te Juventusi, pasi deklaroi haptas se e preferon qëndrimin në Camp Nou, mirëpo u shkëmbye me Miralem Pjanicin.

Nga skuadra katalunase u largua edhe Nelson Semedo, Ivan Rakitic, Arturo Vidal e Luis Suarez, me këtë të fundit që shkaktojë probleme të reja në kampin katalunas.

Pjanic and Arthur

Messi ishte kundër largimit të shokut të tij të ngushtë nga skuadra, derisa në letrën lamtumirëse poshtëroi kryesinë e klubit, duke u bërë me dije se nuk largohet kështu sulmuesi me më së shumti gola në histori të klubit.

Transferimet

Përveç Miralem Pjanicit, në Camp Nou zbarkuan edhe Franciso Trincao, Pedri, Sergino Dest dhe Matheus Fernandes, që ishin kalime pa shumë zhurmë.

Dest - FC Barcelona

Planet e Barcelonës që nuk kaluan

Skuadra katalunase tentoi në këtë verë të merrte Memphis Depayn nga Lyoni dhe rikthimin e Eric Garcia nga Manchester City, mirëpo që mbetën vetëm në letër.

Ousmane Dembele e dështoi transferimin e Depayt, shkaku që refuzoi të huazohej te Manchester United edhe pse të dyja klubet kishin arritur marrëveshje në parim.

Transfer Window 2020

Eric Garcia në anën tjetër shprehi dëshirën e tij që të rikthehej te Barcelona, mirëpo Manchester City kërkonte 25 milionë euro.

Katalunasit nuk dëshironin të paguanin atë shumë, duke bërë që dy transferimet të dështonin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori