LAJMI I FUNDIT:

Adrola Dushi flet për raportet e afërta me Capital T: Jam fanse e Capitalit si artist, por në veçanti e Trimit si njeri

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, po mban koncertin e tij të karrierës në qytetin e lindjes, Prishtinë.

“Time Capsule II” po vjen pas një suksesi të jashtëzakonshëm që pati edicioni i parë i këtij koncerti në Tiranë.


Për koncertin e shumëpërfolur, Kapo është mbështetur nga një numër i madh emras të njohur, në një ndejë private që organizoi pak ditë më parë në Prishtinë.

Capital T (Foto: Capital T/Instagram)

Telegrafi u ndesh me modelen e njohur, Adrola Dushi, me të cilën ka qenë shumë i përfolur shumë herë se ka diçka më shumë se shoqëri.

“Po kënaqem, një super atmosferë, super njerëz, super muzikë”, tha Adrola e pyetur nga Telegrafi për mbrëmjen në fjalë.

Capital T gati për koncertin e madh, personazhet VIP në mbështetje të reperit - rrëfejnë emocionet para "Time Capsule II"
Lexo po ashtu Capital T gati për koncertin e madh, personazhet VIP në mbështetje të reperit - rrëfejnë emocionet para "Time Capsule II"

E njëjta tha se nuk do të mungojë në tribunat VIP në koncertin e reperit prishtinas, duke brohoritur në mbështetje të tij.

“Sigurisht që po [do të jem pjesë e koncertit], duke ulëritur, duke bërë tifo për këngëtarin”, tha bukuroshja me origjinë nga Rrësheni.

Adrola Dushi (Foto: Adrola Dushi/Instagram)

E pyetur për relacionin e saj me Kapon, Adrola tha se e ka cekur shumë herë që është një fanse e madhe e tij, si artist, por mbi të gjitha si njeri.

“E kam thënë që jam fanse edhe e Capitalit si artist edhe e Trimit, sidomos e Trimit por edhe e Capital-it shumë”, tha Adrola për Telegrafin.

Ndërsa, kur erdhi te pyetja e këngës së preferuar, ajo tha se nuk bën dallime pasi thuajse të gjitha këngët e publikuara nga ai, hyjnë në listën e saj të preferencave.

“Më kanë pyetur shumë se cila këngë e Capital T më pëlqen më shumë. Më pëlqejnë shumë këngë të tijat. Por nuk po veçoj as këtu, këngën e fundit po zgjedh, ‘Malli më ka marrë’”, tha Adrola.

Adrola Dushi (Foto: Telegrafi)

Dhe për fund, kur ajo u pyet nëse do t’i duhej të thoshte një emër për rep-artistin më të mirë në Kosovë, Adrola pa mëdyshje bërtiti duke thënë: “Capital T”.

Në koncertin recital të Capital T përndryshe do të performojnë shumë emra të njohur nga skena vendore, mes tyre edhe reperi me famë botërore – Akon, i ftuar si mysafir special. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori