LAJMI I FUNDIT:

Adriana Lima bëhet nënë për herë të tretë, djalin e pagëzon me një emër të pazakontë

Adriana Lima bëhet nënë për herë të tretë, djalin e pagëzon me një emër të pazakontë
(Foto: Instagram/adrianalima)

Modelja Adriana Lima është bërë nënë për herë të tretë, duke zbuluar lajmin e lumtur përmes profileve të saja në rrjetet e saj sociale.

Bukuroshja braziliane e lindi fëmijën e me të dashurin Andrea Lemmers (fëmija i parë i përbashkët i çiftit) më 29 gusht në Santa Monica të Kalifornisë, ndërsa njoftimi ka ardhur tash dhe djalin e kanë quajtur Cyan.


“Cyan është ngjyra midis të gjelbrës dhe të kaltrës në spektrin e dritës së dukshme. Është ngjyra e ujit në Bora Bora dhe Maldive, vende që janë në listën tonë familjare. Cyan është tani ngjyra jonë e preferuar… ngjyra e syve të djalit tonë”.

(Foto: Instagram/adrianalima)

“Mirë se vjen në botën tonë Cyan Lima Lemmers, 29/08/2022”, ka shkruar Lima, duke zbuluar kështu kuptimin e emrit që i kanë vënë djalit të tyre.

Shtatzëna Adriana Lima shfaq plotësisht barkun me një fustan të prerë në Festivalin e Filmit në Kanë
Lexo po ashtu Shtatzëna Adriana Lima shfaq plotësisht barkun me një fustan të prerë në Festivalin e Filmit në Kanë

Engjëlli i dikurshëm Victoria’s Secret ka edhe dy vajza nga martesa me basketbollistin Marko Jaric. Çifti u nda në vitin 2014, pasi kaluan pesë vite së bashku dhe finalizuan divorcin dy vjet më vonë.

Me Lemmers, i cili me profesion është producent filmash, modelja filloi të takohej në vitin 2021 dhe në shkurt zbuluan se ishin në pritje të fëmijës. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Adriana Lima (@adrianalima)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori