Në një tryezë të organizuar nga kolegji “Tempulli” është folur rreth numrit të madh të aksidenteve me fatalitet, ndërsa u bë e ditur se nga paslufta rreth dy mijë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.
Drejtori i këtij kolegji, Muhamed Krasniqi, ka përmendur aksidentet, me theks të veçantë gjatë stinës së verës.
“Shikuar në përgjithësi në statistika veç pas lufte i kemi diku 2 mijë të vrarë në aksidente rrugore, janë rrethana paqe e jo lufte. Ky numër i statistikave na dërgon në një rrafsh tjetër ku është ekuivalent me një shtet në gjendje lufte”, tha Krasniqi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi vuri në dukje se me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafikun rrugor dhe ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, Policia e Kosovës ka realizuar shumë aktivitete.
Drejtori i Divizionit të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Sabedin Mehmeti, tha se pas marrjes së detyrës ka bërë analiza për aksidente prej vitit 2002.
“Përafërsisht numri mesatar prej vitit 2002 deri në vitin 2017 është 15,564 aksidente në vit, që është numër bajagi i madh për 10.800 km/katrorë e për 1 milion e 700 mijë banorë popullatë”, tha ai.
Tutje ai u shpreh se 123 aksidente me fatalitet është numri mesatar në vit, që nga viti 2005 deri në 2017, ndërsa numri i të vdekurve 143.
Ai shtoi se numri mesatar i gjobave është 800–1000 në ditë, dhe se numri i tyre vetëm është rritur nga viti në vit.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli tha se ajo çka po vërehet më së shumti në Prishtinë është mungesa e sinjalizimit të duhur në komunikacion.
“Shpesh herë flitet për aksidentet me fatalitet të cilat janë shqetësuese, normal dihet që në nivel Kosove kemi pas edhe humbje të familjeve të tëra, siç ishte rasti i Suharekës. Ajo çfarë më së shumti diskutohet brenda komunës së Prishtinës është mungesa e sinjalizimit të duhur në komunikacion…”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama